Zbulohet periudha kur do ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij, Leo Messi

  • E.K /
  • 05 October 2022 - 12:16
Zbulohet periudha kur do ta marrë vendimin final për të ardhmen e tij, Leo Messi

Lionel Messi do të vendosë për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës.

Në ditët e fundit po spekulohet për një rikthim të mundshëm të sulmuesit argjentinas në Barcelonë në fund të këtij sezoni.

E në ndërkohë, Paris Saint-Germaini po mundohet ta bindë atë që ta vazhdojë kontratën pas dy vjetësh qëndrimi në “Parkun e Princave”.

Sipas mediave ndërkombëtare, 35 vjeçari është i fokusuar 100 për qind tek sezoni aktual me PSG-në dhe mbi të gjitha mendjen e ka tek Kampionati Botëror, i cili do të nisë në muajin nëntor dhe do të zgjasë deri pak para festave të fundvitit.

E më pas, shtatë herë fituesi i Topit të Artë do ta marrë vendimin final rreth së ardhmes së tij.

Qëndrimi në Paris për të duket më pak i mundshëm, ndërsa shtohen zërat për një rikthim të tij eventual në “Camp Nou”.

E në ndërkohë, në opsion janë edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, atje ku e duan klubet e ligës MLS, mbi të gjitha Inter Miami i David Beckhamit. 

(Kosova Sot Online)