Wilder parashikon se kush do dilte fitues nga dueli mes Furyt dhe Joshuas, nëse realizohet lufta gjithëbritanike

  • S.A /
  • 05 October 2022 - 14:55
Wilder parashikon se kush do dilte fitues nga dueli mes Furyt dhe Joshuas, nëse realizohet lufta gjithëbritanike

Deontay Wilder ka mbështetur Anthony Joshua për të mundur Tyson Furyn, nëse dy britanikët takohen ndonjëherë në ring. Një luftë mes AJ-t dhe Gypsy King po pritej për muajin dhjetor, por tani duket se do të jetë jashtë mundësive, pasi të dy kampet zbuluan se bisedimet për përballjen e brendshme kanë dështuar.

Joshua ka humbur dy përballjet e tij të fundit kundër Oleksandr Usyk, ndërsa Fury mbetet i pamposhtur dhe ndaloi Wilderin në meçin e dytë dhe të tretë të trilogjisë së tyre. Megjithatë, i pyetur se si do të rezultojë një ndeshje e mundshme mes Joshuas dhe Furyt, amerikani ka pohuar se Joshua ka cilësitë për të mposhtur Gypsy Kingun.

“Unë mund të shoh Anthony Joshua duke mposhtur Tyson Furyn”, i tha Wilder gazetarit të boksit Dan Rafael.

“E di që është çmenduri – disa njerëz do të mendonin kështu. Por, unë vërtet mund ta shihja Joshuan duke e fituar atë luftë. Unë mendoj se nëse ai ndryshon disa gjëra mendërisht, ai mund të kthehet dhe të shpengojë veten më shumë se kurrë”.

Joshua e ka vendosur veten si një nga figurat më imponuese në divizionin e rëndë të boksit në vitet e fundit.

Wilder mendon se mentaliteti i Joshuas e ka zhgënjyer ndonjëherë, megjithatë, duke thënë se fituesi i medaljes së artë olimpike 2012 nuk është për t’u nënvlerësuar, siç po bëhet kohët e fundit. 

(Kosova Sot Online