Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren e saj në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 10:51
Distria Krasniqi e mëson kundërshtaren e saj në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror

Distria Krasniqi po vazhdon me formë fantastike sot në Kampionatin Botëror që po mbahet në Tashkent të Uzbekistanit. Kampionia olimpike triumfoi me waza-ari në çerekfinale ndaj xhudistes mongoleze, Khorlooodoi Bishrelt.

Një pikë në fillim të meçit i mjaftoi xhudistes kosovare të kualifikohet në gjysmëfinale të Botërorit në kategorinë deri në 52 kilogramë.

Në gjysmëfinale, Distria do të përballet me xhudisten nga Britania e Madhe, Chelsie Giles.

Giles është medaliste e bronztë e Lojërave Olimpike të Tokyos, kurse së fundmi u shpall kampione e Evropës në kategorinë deri në 52 kilogramë.

(Kosova Sot Online )