Ballkani me sulmin e tretë më të mirë dhe mbrojtjen e katërt më të dobët në Ligën e Konferencës

  • S.A /
  • 07 October 2022 - 11:16
Ballkani me sulmin e tretë më të mirë dhe mbrojtjen e katërt më të dobët në Ligën e Konferencës

Ballkani dje arriti fitoren e parë historike në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës, duke e mundur Sivassporin me rezultatin 3:4. Kjo fitore, i dërgoi ata në vendin e parë në grup me katër pikë, aq sa kanë edhe tri ekipet e tjera të grupit. Pas tri ndeshjeve të zhvilluara, Ballkani ka shënuar shtatë gola dhe ka pranuar po aq.

Kësisoj, statistikisht, Ballkani ka sulmin e tretë më të mirë nga të gjitha ekipet që janë në fazën e grupeve të Ligës së Konferencës.

Para ekipit suharekas me më shumë gola të shëuar janë vetëm Villarreal me 11 dhe AZ Alkmaar me tetë.

Ndërkohë, Ballkani ka edhe mbrojtjen e katërt më të dobët nga të gjitha ekipet pjesëmarrëse në këtë garë.

Kampioni i Kosovës ka pësuar shtatë gola, kurse më shumë se ta kanë pranuar  FCSB tetë, Austria Vienna nëntë dhe Slovacko tetë. 

(Kosova Sot Online )