E dhimbshme: Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar që kishte marrë ftesë nga Shqipëria

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 14:36
E dhimbshme: Ndërron jetë ish-futbollisti kosovar që kishte marrë ftesë nga Shqipëria

Pastaj kaloi në Eintracht Braunschweig, ku pësoi një atak dhe prej atëherë pa dëshirë u nda nga futbolli gjysëmprofesinal, për ta mbyllë karrierën në 1. FC Eschborn, afër Frankfurtit, shkruan grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”, i cili e dha lajmin e hidhur për vdekjen e ish-futbollistit kosovar.

Është futbollisti i parë nga Kosova (pas portierit Arjan Beqaj) që e mori ftesën nga selektori i atëhershëm Astrit Hafizi, për të luajtur  për Kombëtaren shqiptare dhe pak ditë para ndeshjes kundër Qipros kishin lindur disa probleme të cilat atë e kishin jashtë Kombëtares Kuqezi, e cila po bëhej një ëndërr e realizuar për të.

“Lajmi për vdekjen e Afrim Kuçit, njërit prej sportistëve shqiptarë në Gjermani solli dhembje të madhe tek komuniteti sportiv e sportdashës në Gjermani, Kosovë e më gjerë. Ndarja nga jeta e një ish-futbollisti, një njeriu të çmuar që krijoi rrjet të gjerë të shoqërisë në Gjermani është një humbje e madhe për familjen, shoqërinë dhe futbollin shqiptar. U prehtë në paqe miku ynë, Afrim Kuçi. Ngushëllime familjes, të afërme dhe miqve të tij të shumë”, shkruan tutje grupi “Futbolli Shqiptar Në Gjermani”

(Kosova Sot Online )