Barcelona në panik: Ata frikësohen se Bayern Munich do të vendosë për rënien e tyre nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve

  • S.A /
  • 11 October 2022 - 16:26
Barcelona në panik: Ata frikësohen se Bayern Munich do të vendosë për rënien e tyre nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve

Te Barcelona kanë frikë se mund të bien nga Liga e Kampionëve që në fazën e grupeve dhe Bayern Munich mund të jetë shkaktari. Nesër Barcelona pret Interin në kuadër të xhiros së katërt të Ligës së Kampionëve dhe duhet të fitojë për të barazuar pikët me italianët. Bayern Munich po viziton Plzenin dhe mund të supozohet se do të arrijë fitoren e katërt me radhë, me të cilën do të sigurojë një vend në mesin e 16 më të mirave. Në xhiron e pestë, Barcelona pret Bayern Munich, ndërsa Interi luan ndaj Plzen.

Barcelona nuk duhet të humbasë në Nou Camp në atë ndeshje dhe gazeta spanjolle Sport shkruan se ka informacione për teori konspirative direkt nga dhoma e zhveshjes së Barcelonës. Thuhet se Bayern Munich dëshiron të hakmerret ndaj Barcelonës për shkak të Robert Lewandowskit. Kjo do të thotë se Bayern Munich, nëse siguron kalimin para xhiros së fundit, në ndeshje me Interin, do të luajë qëllimisht me një përbërje të re dhe do t’i japë mundësinë e fitores në Mynih italianëve.

(Kosova Sot Online )