Inzaghi flet për barazimin ndaj Barcelonës

  • S.A /
  • 13 October 2022 - 08:49
Inzaghi flet për barazimin ndaj Barcelonës

Simone Inzaghi ka zbuluar se çfarë i tha lojtarëve të Interit në pjesën e parë kur ishin një gol disavantazh nga Barcelonës dhe pse ky barazim 3-3 ‘mund të ishte një fitore’ për të siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Ishte me të vërtetë një betejë e madhe në Camp Nou, pasi Nerazzurët ishin një gol mbrapa pas shënimit të Ousmane Dembele, por duke e kthyer atë përmes golave nga Nicolo Barella dhe Lautaro Martinez.

Robert Lewandowski barazoi shifrat, Robin Gosens shënoi 3-2 në minutën e 89-të, por polaku shënoi sërish në shtesë për të dërguar trilerin në 3-3.

Ishte Interi ai që kishte shanset për ta fituar takimin në sekondat e fundit, por Marc-Andre Ter Stegen bërë pritje vendimtare një-me-një me Kristjan Asllanin dhe Gosens.

“I urova djemtë, ne luajtëm një lojë të shkëlqyer kundër një kundërshtari cilësor”, ka thënë fillimisht Inzaghi për Amazon Prime Italia.

“Kemi krijuar shumë mundësi shënimi, vuajtëm së bashku kur u mbrojtëm dhe mund të kishim siguruar vendin tonë në fazën e nokautit me dy ndeshje më pak, por shpresojmë t’u japim tifozëve tanë atë gëzim kundër Viktoria Plzen”.

Ky rezultat do të thotë se Interi ka një rekord superior ballë për ballë me Barçën, pasi ka fituar 1-0 në Giuseppe Meazza dhe do të jetë në raundin e 16-të nëse mposht Viktoria Plzenin.

“Duhet të kemi guxim dhe të mos ndalojmë kurrë së luajturi. Krijuam shumë raste për të shënuar, duke pranuar pak para pjesës së parë, por u thashë djemve gjatë pushimit të qëndronin të qetë, sepse e dija që ne do të krijonim mundësitë tona”.

Edhe pse Interi do të ishte më se i lumtur me një pikë, Inzaghi vazhdoi t’i shtynte lojtarët e tij të shkonin përpara dhe të përpiqeshin të fitonin ndeshjen.

“Ky barazim mund të ishte një fitore, ne tani e kemi këtë mundësi për të arritur në raundin e 16-të, duke kaluar nga grupi më i vështirë i turneut”.

“Kam qenë këtu për 15 muaj dhe tifozët kanë qenë gjithmonë pranë nesh. Megjithatë, përpara Plzenit, ne duhet të fokusohemi te Salernitana dhe Fiorentina”, përfundoi trajneri i Interit. 

(Kosova Sot Online )