Salah thyen rekordin e vjetër dhe vendos të riun duke realizuar het-trikun më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 13 October 2022 - 09:08
Salah thyen rekordin e vjetër dhe vendos të riun duke realizuar het-trikun më të shpejtë në histori të Ligës së Kampionëve

Mohamed Salah shkroi historinë e Ligës së Kampionëve me një het-trik në kohë rekord në fitoren e thellë 7-1 të Liverpoolit ndaj Rangers në Ibrox. Zëvendësuesi Salah bëri historinë e Ligës së Kampionëve pasi erdhi nga bankina për të shënuar tre herë në gjashtë minuta e 12 sekonda në fitoren 7-1 ndaj Rangers në Ligën e Kampionëve. Me këto tri gola, ylli egjiptian vendosi het-trikun më të shpejtë në historinë e garës elitare evropiane të klubeve.Salah ishte lënë jashtë formacionit titullar, por i vetëm e çoi rezultatin nga 3-1 në 6-1 brenda pak minutash.Sulmuesi anësor fillimisht shënoi në minutën e 76-të për 4-1, të dytin e shënoi në minutën e 80-të për 5-1, ndërsa kompletoi het-trikun në minutën e 81-të për 6-1.

Të tre golat u asistuan nga i njëjti lojtar, portugezi Diogo Jota – dhe kjo është hera e parë që ndodhi që nga viti 2012. Koha e het-trikut të Salah prej gjashtë minutash e 12 sekondash mposht rekordin e vendosur më parë nga Bafetimbi Gomis, i cili shënoi tre gola në tetë minuta për Lyonin kundër Dinamo Zagrebit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve në sezonin 2011-12. Salah gjithashtu kërkoi më pak prekje për të shënoi golat e tij nga çdo het-trik i shënuar ndonjëherë në Ligën e Kampionëve.

(Kosova Sot Online )