Lexoni edhe:
Ballkani synon ta vazhdojë mrekullinë evropiane
Antonio Rudiger ka qenë shpëtimtar i Real Madridit në xhiron e katërt të Ligës së Kampionëve. Los Blancos barazuan në udhëtim te Shakhtar Donetsk me rezultat 1-1, por deri në sekondat e fundit të ndeshjes e panë vetën duke humbur. Mbrojtësi gjerman shënoi një gol në sekondat e fundit, derisa mbeti i lënduar pasi në atë moment pas një përplasje me portierin ukrainas e qau arkadën e tij.Në atë moment Rudiger mbeti i shtrirë në tokë me gjakun që e kishte mbuluar fytyrën e tij.
Ballkani synon ta vazhdojë mrekullinë evropianeLexoni edhe:
U desh intervenimi i shpejtë i stafit mjekësorë të Real Madridit të cilët me urgjencë e futën gjermanin në dhomat e zhveshjes.
Qendërmbrojtësi gjerman iu nënshtrua menjëherë një intervenimi në dhomat e zhveshjes, kur Real Madridi ka publikuar të gjitha pamjet.
Rudiger shihej teksa kishte dhimbe të mëdha gjatë procesit të qepjes së arkadës së tij, derisa afër i qëndruan edhe shokët e skuadrës si Toni Kroos e David Alaba, por edhe trajneri Carlo Ancelotti.
Gjithsesi ish-anëtari i Romës dhe Chelseat e ka kaluar mirë këtë dhe ka postuar foto në rrjete sociale duke i falënderuar të gjithë për mbështetjen dhe mesazhet.
Megjithatë paraqitja e tij në El Clasico në fundjavë vazhdon të jetë në dyshim.
(Kosova Sot Online )