U hodh shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

  • S.A /
  • 14 October 2022 - 15:21
U hodh shorti për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës

Sot në lokalet e Federatës së Futbollit të Kosovës, u bë tërheqja e shortit për rrethin e dytë të Kupës së Kosovës në futboll. E nga rrethi i tretë në garë do të futen edhe skuadrat e Ligës së Parë dhe ato të Superligës së Kosovës në futboll. Gjithsesi në rrethin e dytë do të ketë vetëm dy duele, pasi nga pesë skuadra sa janë pjesëmarrëse Opoja ka kaluar tutje pa lojë.

Në bazë të shortit, në rrethin e dytë takohen:

KEK-u – Prizreni
Behari – Shkëndija
Opoja kalon pa lojë në rrethin e tretë.

Ndeshjet zhvillohen të mërkurën më 19 tetor, duke filluar nga ora 13:00.

(Kosova Sot Online )