Lexoni edhe:
Kokaj i çon në këmbë deputetët për 1 minutë heshtje për akademikun që vdiq para një viti
Ylli portugez, Joao Felix nuk është duke kaluar ditët më të mira te Atletico Madridit shkaku i situatës me trajnerin Diego Simeone dhe është lidhur me një largim nga Wanda Metropolitano.
Tensioni rreth Joao Felix po kërcënon të konsumojë të gjithë diskursin rreth Atletico Madridit.
Edhe pse Atletico dështoi të mposhtte Club Brugge të mërkurën dhe kështu vuri në dyshim vazhdimësinë e tyre në Ligën e Kampionëve, pika kryesore e bisedës ishte superylli portugez.
Ndërsa Atletico kërkonte përparimin, Felix mbeti në stol dhe nuk kishte asnjë problem të tregonte zhgënjimin e tij. Ai ka luajtur vetëm 29 minuta në katër ndeshjet e fundit dhe janë shumë pak për atë që, në teori, duhet të jetë ylli i Atletico Madridit.
Pas ndeshjes së fundit dolën raporte se Felix ishte shumë i zhgënjyer, duke ndjerë se situata ishte e paqëndrueshme me menaxherin Diego Simeone dhe lojtari po mendonte largimin. Megjithatë, sipas mediumi Relevo, Los Colchoneros nuk po konsiderojnë një shitje të lojtarit në janar. Relevo gjithashtu shton se Felix është i vendosur të rikthejë situatën dhe e di se e vetmja mënyrë për ta bërë këtë është përmes paraqitjeve të mira në stërvitje. Është ndoshta domethënëse fakti se Atletico nuk po mendon për shitje në afatin dimëror. Kjo e lë derën e hapur për një shitje të mëvonshme. Gjithnjë e më shumë duket sikur Simeone dhe Felix nuk kanë gjasa të krijojnë ndonjëherë një marrëdhënie të frytshme.
(Kosova Sot Online )