Felix dëshiron të largohet në janar, agjenti i tij nis punën për t’i gjetur klubin e ri

  • 15 October 2022 - 09:55
Felix dëshiron të largohet në janar, agjenti i tij nis punën për t’i gjetur klubin e ri

Joao Felix raportohet se dëshiron që të largohet nga Atletico Madridi në afatin kalimtar dimëror.

Sipas “Marca”, sulmuesi portugez nuk është i lumtur në “Wanda Metropolitano” dhe dëshiron të largohet qysh në janar.  Madje, agjenti Jorge Mendes thuhet se ka nisur të kërkojë klub të ri për klientin e tij.

Felix po kalon një sezon të vështirë dhe ende nuk ka shënuar gol në la Liga. Frustrimi i tij thuhet se u shtua edhe më shumë nga ndeshja e fundit kundër Club Brugge në Ligën e Kampionëve, pasi nuk u paraqit fare në lojë.

Në fakt, 22-vjeçari u pa duke bërë ngrohjet për t’u inkuadruar në lojë – por Diego Simeone nuk e inkuadroi.

Ndryshimi i skuadrës mund të jetë pozitiv për ish-sulmuesin e Benficas, që të “ri-ndezë” karrierën e tij.

Joao Felix me Atletico Madridin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.

(Kosova Sot Online )