
Lexoni edhe:
Me këto dy ndeshja hapet sot java e gjashtë në Superligë
Arbër Hoxha po vazhdon me paraqitje të mira në elitën e futbollit kroat. Skuadra ku aktivizohet kosovar, Slaven Belupo, shënoi fitore në udhëtim te Sibeniku të premten mbrëma, në ndeshjen e vlefshme për javën e 13-të në HNL. Ndeshja u mbyll me rezultatin 0:2, teksa të dy golat u shënuan nga Hoxha. 24-vjeçari shënoi në minutat 71 dhe 89. Ai tani numëron 4 gola dhe një asistim këtë sezon. Arbër Hoxha mori lëvdata nga trajneri, Zoran Zekic, pas ndeshjes.
Me këto dy ndeshja hapet sot java e gjashtë në SuperligëLexoni edhe:
“Futbolli luhet për gola. Shpesh e kritikoja se duhej të ishte më efikas, se duhej të ishte më specifik. Falë Zotit ai filloi ta bëjë këtë kohët e fundit. Nëse vazhdon kështu, do të jetë vërtet një forcë e madhe. Ai luan mirë në fazën e mbrojtjes”, tha trajneri i skuadrës kroate.
Slaven Belupo renditet në pozitën e katërt në tabelë me 20 pikë.
Hoxha iu bashkua skuadrës nga Koprivnica në shkurt të këtij viti, teksa ka kontratë të vlefshme deri në qershor të vitit 2026.
(Kosova Sot Online )