“Marca”: Benzema e fiton “Topin e Artë”, Gavi atë të lojtarit më të mirë të ri

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 09:40
“Marca”: Benzema e fiton “Topin e Artë”, Gavi atë të lojtarit më të mirë të ri

“Marca” ka ndarë informacione se kush do ta marrë “Topin e Artë” për këtë vit.Sipas gazetës spanjolle, Karim Benzema do ta fitojë për herë të parë këtë çmim.

Gjithashtu, çmimi për portierin më të mirë të vitit do të marrë edhe shokun e tij të skuadrës te Real Madridi, Thibaut Courtois. Kurse, mesfushori i Barcelonës, Gavi, do të shpallet lojtari më i mirë i ri.

Kujtojmë se sonte do të mbahet ceremonia e çmimit më prestigjoz individual në futboll, “Topi i Artë”, ku do të ndahen edhe çmimet e tjera. Mbrëmja gala do të mbahet në “Theatre du Chatelet”, në Paris, nga ora 20:30. 

(Kosova Sot Online )