Zbardhet lista me 30 të nominuarit dhe favoritin kryesor për ta fituar Topin e Artë

  • S.A /
  • 17 October 2022 - 10:22
Zbardhet lista me 30 të nominuarit dhe favoritin kryesor për ta fituar  Topin e Artë

Çmimi më i madh individual për një futbollist padyshim që është ‘Topi i Artë’, çmim që jepet nga prestigjiozja franceze France Football. Tapeti i kuq do të jetë plot me emrat më të mëdhenj të futbollit botëror në Paris të hënën mbrëma, ndërsa do të shpallet fituesi i çmimit të Topit të Artë 2022. Këtë vit ka një modifikim në kritere me organizatorin France Football që konfirmon se do të merren parasysh paraqitjet e lojtarëve nga sezoni dhe jo viti kalendarik. Në Ceremoninë e 66-të të ndarjes së çmimeve për ‘Topin e Artë’, që mbahet sonte me fillimi nga ora 21:00 do të ndahen shtatë çmime prestigjioze për futbollistët meshkuj dhe femra. Së bashku me me ‘Topin e Artë’ do të ndahen çmimet si Trofeu Kopa (për lojtarin më të mirë nën moshën 21 vjeçare) dhe trofeun Yashin ( për portierin më të mirë). Çmimi i sapoemëruar Muller (sipas sulmuesit legjendar gjerman Gerd Muller) do të konfirmohet gjithashtu për sulmuesin më të mirë, së bashku me çmimin Socrates që shënon iniciativat më të mira sociale brenda lojës së bashku me çmimin e klubit të vitit.

Favoriti kryesor për ta fituar Topin e Artë këtë vit është sulmuesi francez Karim Benzema pas një sezoni të jashtëzakonshëm me Real Madridin, ku fitoi edhe Ligën e Kampionëve dhe titullin e kampionit në La Liga.

Për herë të parë pas 17 vitesh futbollisti më i mirë në histori, Lionel Messi nuk është përfshirë në rrethin e ngushtë të 30 lojtarëve për ta fituar trofeun individual më të çmueshëm në botë.

Fituesi në fuqi i këtij çmimi është argjetninasi i PSG-së, Lionel Messi.

Lista me 30 lojtarët e nominuar për ‘Topin e Artë’ :

Thibaut Courtois – Real Madrid

Rafael Leao – AC Milan

Christopher Nkunku – RB Leipzig

Mohamed Salah – Liverpool

Joshua Kimmich – Bayern Munich

Trent Alexander-Arnold – Liverpool

Vinicius Junior – Real Madrid

Bernardo Silva – Manchester City

Luis Diaz – Porto/Liverpool

Robert Lewandowski – Bayern Munich/Barcelona

Riyad Mahrez – Manchester City

Casemiro – Real Madrid/Manchester United

Son Heung-min – Tottenham Hotspur

Fabinho – Liverpool

Karim Benzema – Real Madrid

Mike Maignan – AC Milan

Harry Kane – Tottenham Hotspur

Darwin Nunez – Benfica/Liverpool

Phil Foden – Manchester City

Sadio Mane – Liverpool/Bayern Munich

Sebastien Haller – Ajax/Borussia Dortmund

Luka Modric – Real Madrid

Antonio Rudiger – Chelsea/Real Madrid

Cristiano Ronaldo – Manchester United

Kevin De Bruyne – Manchester City

Dushan Vlahovic – Fiorentina/Juventus

Virgil van Dijk – Liverpool

Joao Cancelo – Manchester City

Kylian Mbappe – Paris Saint-Germain

Erling Haaland – Borussia Dortmund/Manchester City

Ceremonia do të mbahet në Paris të Francës me fillim nga ora 21:00. 

(Kosova Sot Online )