Kahn e mbron Lewandowskin nga fyerjet e tifozëve

  • S.A /
  • 19 October 2022 - 08:17
Kahn e mbron Lewandowskin nga fyerjet e tifozëve

Dietex Marx, përfaqësues i tifozëve të Bayern Munichut, gjatë asamblesë së fundit të gjigantit bavarez e ka sulmuar publikisht Robert Lewandowskin, i cili gjatë verës që shkoi iu bashkua Barcelonës. Marx ka thënë se polaku është një person pa karakter dhe se nuk do t’i bëhet asnjë mirënjohje publike. Ata që ishin në sallë e vërshëllyen, derisa drejtori gjeneral Oliver Kahn ka dalë në anën e Lewandowskit.

“Mund ta kuptoj që Robert në moshën 34 vjeçare dëshiron të ndryshojë diçka në jetën e tij. Dua ta shfrytëzoj rastin për ta falënderuar një lojtar fantastik, i cili ishte një makinë në Bayern. E falënderoj për sukseset e mëdha dhe për krejt ato që i ka bërë për klubin”, u shpreh legjenda e Bayernit, ish-portieri i njohur Kahn. 

(Kosova Sot Online )