Kosova do t’i luajë dy miqësore në muajin nëntor, FFK konfirmon kundërshtarët dhe datat

  • S.A /
  • 20 October 2022 - 11:41
Kosova do t’i luajë dy miqësore në muajin nëntor, FFK konfirmon kundërshtarët dhe datat

Përfaqësuesja e Kosovës do t’i luajë dy ndeshje miqësore në muajin nëntor dhe Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) ka konfirmuar tashmë ekipet kundërshtare dhe datat kur do t’i luajë këto ndeshje.

Miqësoren e parë, Dardanët do ta luajnë kundër Armenisë, më 16 nëntor, derisa më pas do të përballen me Ishujt Faroe, më 19 nëntor, kundërshtar me të cilin janë ballafaquar edhe më parë.

Këto ndeshje miqësore thuhet se do t’i shërbejnë përzgjedhësit Alain Giresse për ta përgatitur ekipin për ciklin e ri kualifikues për Kampionatin Evropian 2024, që nis në muajin mars të vitit të ardhshëm.

FFK ka konfirmuar se të dyja këto ndeshje do të zhvillohen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndryshe, Kosova, ditë më parë, ka mësuar rivalët e grupit për kualifikimet e Euro 2024, ku bën pjesë në Grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Ndeshjen e parë kualifikuese për Euro 2024, Dardanët do ta luajnë si mysafirë kundër Izraelit, më 25 mars. 

(Kosova Sot Online )