Pa dënimin e krye kriminelëve serb: Vuçiq - Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet ndaj shqiptarëve

Pa dënimin e krye kriminelëve serb: Vuçiq - Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet ndaj shqiptarëve
Pa dënimin e krye kriminelëve serb: Vuçiq - Daçiq dhe Vulin, nuk realizohet drejtësia për krimet ndaj shqiptarëve

Muhamet Kelmendi

  • 20 October 2022 - 07:29

Shkruan: ANALISTI- Muhamet Kelmendi

Është pikërisht treshja e madhe e shtetit serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, që janë kriminelët më të mëdhenj të luftës në Kosovë, në Kroaci e në Bosnje e Hercegovinë, të lirë dhe udhëheqës të shtetit serb. Pa kapjen e tyre nuk arrihet të ndahen nga krimineli Millosheviq e të kriminelëve tjerë. Është vetë shteti serb kriminel dhe i njëjtë me shtetin e Millosheviqit. Nuk kanë mundësi aktualisht se edhe sot të njëjtin krim dhe gjenocid do ta bënte përsëri shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Asgjë nuk ka ndryshuar.

-Çështja e ndjekjes të kriminelëve serbe për krimet e luftës në Kosovë dhe të gjenocidit të bërë mbi popullsinë civile shqiptare ka ngelur prapa dhe organet kompetente nuk kanë arritur të kryejnë detyrën ligjore dhe kushtetuese. Shkaqe ka të ndryshme. Por, duhet thënë se në këtë anë nuk ka vullnet nga organet e ndjekjes se krimit pse nuk kemi të kapur dhe të dënuar. Besohet më shumë në pengesat juridiko-kushtetuese, të cilat e kanë penguar Prokurorinë Speciale dhe organet gjyqësore në kryerjen e detyrës.

Mos të harrohet këtu UNMIK dhe EULEX. Me gjithë pengesave të tilla, duket se ka edhe pengesa tjera, si të profesionalizmit dhe përgatitjeve adekuate të kuadrit për të luftuar krimet e luftës dhe kryerësit e gjenocidit në Kosovë ndaj popullit shqiptar. E kjo prapë nuk është arsye! Pushteti ka pasur mundësi t'iu ndihmoj këtyre organeve në përgatitjen e tyre konkrete. Kapja e kriminelit serb të akuzuar për krime lufte për masakrimin e 37 shqiptarëve në lagjen Kristal të Pejës në Hungari, nuk është neglizhencë e organeve të Kosovës. Do të ishte kështu, nëse ky kriminel ka jetuar legalisht në Kosovë dhe organet e kanë ditur dhe nuk e kanë kapur. Nuk besoj se është kështu. Kemi të bëjë me mijëra kriminel serb të luftës. Ata të gjithë jetojnë në Serbi dhe mbrohen nga organet e shtetit serb. Është pikërisht treshja e madhe e shtetit serb: Vuçiq-Daçiq dhe Vulin, që janë kriminelët më të mëdhenj të luftës në Kosovë, në Kroaci e në Bosnje e Hercegovinë, të lirë dhe udhëheqës të shtetit serb.

Pa kapjen e tyre nuk arrihet të ndahen nga krimineli Millosheviq e të kriminelëve tjerë. Është vetë shteti serb kriminel dhe i njëjtë me shtetin e Millosheviqit. Nuk kanë mundësi aktualisht se edhe sot të njëjtin krim dhe gjenocid do ta bënte përsëri shteti serb ndaj shqiptarëve në Kosovë. Asgjë nuk ka ndryshuar. Kriminelët e Millosheviqit, Vuçiq e Daçiq, e udhëheqin shtetin.

Nga këta nuk pritet gjë. Ndërsa, organet e Kosovës duhet të angazhohen maksimalisht në gjetjen e kriminelëve dhe në kapjen e dënimin e tyre nga gjykata. Organet duhet të ndihmohen me kuadro të përgatitur e profesional dhe me mjete të ndryshme. Është detyrë e tërë shtetit kapja e kriminelëve të luftës dhe dënimi i tyre. Kështu luftohen kriminelët e gjenocidit serb në Kosovë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".