Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re

  • S.A /
  • 20 October 2022 - 13:13
Zbulohet rroga e re e majme e Rrahmanit në Napoli pasi ta nënshkruajë kontratën e re

Amir Rrahmani do t’i mbetet besnik Napolit edhe për një kohë të gjatë. Qendërmbrojtësi kosovar po shkëlqen në fanellën e klubit italian, ku është bërë njëri prej liderëve të ekipit. Dhe, mediat italiane kanë zbuluar se përfaqësuesi kosovar shumë shpejt do ta vazhdojë kontratën me “Azzurri”.

“Napoli do ta vazhdojë kontratën me Rrahmanin e Lobotkan, ja ku jemi. Ka marrëveshje totale për të dy. Në muajin nëntor do të arrijnë nënshkrimet e tyre. Rrahmani mund të paguhet rreth 2,5 milionë euro me kontratën e re. Napoli është duke i ‘blinduar’ yjet e tij”, ka thënë për “Radio Punto Nuovo”, gazetari sportiv italian i “La Gazzetta dello Sport”, Nicolo Schira.

Rrahmani aktualisht është i lënduar dhe ky vit mund të ketë marrë fund për të.

Por, ai synon të rikthehet fuqishëm në vitin 2023, për ta ndihmuar ekipin napolitan drejt sukseseve të reja, aktualisht, Napoli prin në Serie A dhe në grupin e tij në Ligën e Kampionëve.

Rrahmani është njëri prej pikave kyçe të ekipit të Luciano Spallettit. 

(Kosova Sot Online )