Trajneri i njohur pritet ta marrë drejtimin e Aston Villas, pas shkarkimit të Gerrardi

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 08:36
Trajneri i njohur pritet ta marrë drejtimin e Aston Villas, pas shkarkimit të Gerrardi

Humbja 3:0 ndaj Fulhamit ishte fundi i durimit të drejtuesve të Aston Villas ndaj trajnerit Steven Gerrard.

Ajo ndeshje ishte e fundit e legjendës së Liverpoolit në krye të klubit nga “Villa Park”. Pas ndeshjes, bordi i klubit mori vendimin për ta shkarkuar Gerrardin, pas një fillimsezoni tejet të dobët.

E për ta zëvendësuar atë, po përflitet emri i Mauricio Pochettinos.

Paddy Power raporton se trajneri argjentinas është favoriti për ta marrë drejtimin e Aston Villas.

Kujtojmë se Pochettino ka përvojë të gjatë në Premierligë, duke e drejtuar Tottenhamin, ndërsa së fundmi ishte trajner i Pari Saint-Germain.

(Kosova Sot Online )