Armando Broja e shokon Sterlingun, anglezi befasohet nga shqiptari

  • S.A /
  • 21 October 2022 - 09:57
Armando Broja e shokon Sterlingun, anglezi befasohet nga shqiptari

Bomberi i kombëtares së Shqipërisë, Armando Broja është sfiduar në palestrën e klubit nga Raheem Sterling për të bërë një kërcim të lartë mbi objektin e vendosur.

Videoja është duke qarkulluar në internet, ku shihet Broja i cili bën një kërcim të lartë dhe arrinë të ngjitet sipër objektit.

Sterling ka mbetur i befasuar pasi lartësia ishte e konsiderueshme, por Armando Broja ia doli të ngjitej me një kërcim.

(Kosova Sot Online )