Telashe për Real Madridin, Benzema do të mungojë sonte

  • S.A /
  • 22 October 2022 - 15:41
Telashe për Real Madridin, Benzema do të mungojë sonte

Karim Benzema do t’i mungojë sonte Real Madridit, në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të në La Liga, kundër Sevillas, që do të zhvillohet nga ora 21:00 në “Santiago Bernabeu”. Klubi nga kryeqyteti spanjoll ka njoftuar se pas analizave të bëra nga mjekët, është konstatuar se 34-vjeçari ka lodhje muskulore.

Real Madridi nuk ka konfirmuar ende nëse Benzema do të jetë i gatshëm apo jo.

Por, sipas gazetës spanjolle “Marca”, sulmuesi francez nuk do të luajë sonte.

Madje, ai thuhet se është në dyshim edhe për ndeshjen e ardhshme në Ligën e Kampionëve, kundër Leipzigut.

(Kosova Sot Online )