Barça me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Bayernin

  • S.A /
  • 24 October 2022 - 09:12
Barça me dy mungesa të rëndësishme në ndeshjen me Bayernin

Barcelona shfaqi siguri mbrëmë duke e mundur Athletic Bilbaon me rezultat 4:0 në La Liga. Por, jo e gjithë nata ishte me gëzime për gjigantin katalunas. Kjo pasi “Blaugrana” i humbën dy lojtarë të rëndësishëm në “Camp Nou” para ndeshjes me Bayern Munichun, që do ta luajnë të mërkurën në mbrëmje në Ligën e Kampionëve.

Mbrojtësi Sergi Roberto e pësoi një lëndim të rëndë në krahë, i cili do ta lë atë jashtë fushës së blertë për disa muaj, që nënkupton se ai mund ta humbë Botërorin, i cili do të fillojë muajin e ardhshëm.

Gjithashtu, edhe mesfushori i ri, Gavi u detyrua të largohej nga loja në pjesën e parë për një lëndimi që e pësoi.

Të dy pritet të mungojnë në duelin e mesjavës, derisa Barça ka shumë pak gjasa për të përparuar në fazën tjetër të Championsit.

Katalunasit duhet t’i fitojnë dy ndeshjet e fundit dhe të shpresojnë që Interi të mos e fitojë asnjërën lojë në grup. 

(Kosova Sot Online )