Sot zhvillohen shumë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te ‘grupi i vdekjes’

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 09:14
Sot zhvillohen shumë ndeshje interesante në Ligën e Kampionëve, vëmendja te ‘grupi i vdekjes’

Sot (e mërkurë) janë në orar për t’u zhvilluar ndeshjet e pesta të disa prej grupeve në Ligën e Kampionëve dhe aty mund të dihen disa skuadra të reja që sigurojnë kalimin në raundin tjetër. Pas emocioneve të ofruara në mbrëmjen e së martës, Liga e Kampionëve është gati edhe për emocionet e ditës së mërkurë.

Padyshim se vëmendja kryesore është në Grupin C, i cilësuar si ‘grupi i vdekjes’, ku Interi dhe Barcelona kërkojnë t’i bashkohen Bayern Munichut të kualifikuar në raundin tjetër.

Interi luan në shtëpi ndaj Plzenit në ndeshjen e cila pritet të zhvillohet nga ora 18:45 dhe një fitore do ta kualifikohet tutje, kështu që Barcelonës nuk do t’i kryente punë asnjë rezultat ndaj Bayern Munichut në ndeshjen e orës në 21:00 në Camp Nou. Nëse Interi dështon të fitojë, atëherë gjithçka do të vendosej në ndeshjen e fundit, por përsëri me Nerazzurrët që do ta kishin fatin në duart e veta, shkaku i rezultateve pozitive në ndeshjet e ndërsjella ndaj Barcelonës.

Liverpooli do ta kërkoj kualifikimin me një fitore në udhëtim te Ajaxi nga ora 21:00, ashtu sikurse Tottenham Hotspur që mund ta sigurojë kualifikimin me fitore në shtëpi ndaj Sporting Lisbonës.

Ndeshje interesante priten të jenë edhe ato në grupin B, mes Atletico Madrid-Bayer Leverkusen dhe Club Brugge-Porto, me vetëm belgët që kanë siguruar kualifikimin tashmë.

Më poshtë keni të gjitha ndeshjet e ditës së sotme dhe orarin e tyre.

(Kosova Sot Online )