Cristiano Ronaldo dhe tre skuadrat e MLS që duan ta nënshkruajnë atë

  • S.A /
  • 26 October 2022 - 16:14
Cristiano Ronaldo dhe tre skuadrat e MLS që duan ta nënshkruajnë atë

Sulmuesi i Manchester Unitedit , Cristiano Ronaldo është duke u lidhur vazhdimisht me një largim nga klubi dhe duket se Mayor League Soccer (MLS) mund të jetë destinacioni i tij.

Ylli portugez u përfshi në një grindje me trajnerin Erik ten Hag gjatë fitores 2-0 të United në shtëpi ndaj Tottenham Hotspur. Ai u pa teksa po shkonte drejt zhveshtores para se të përfundonte ndeshja.

Më vonë u konfirmua se Ten Hag i ishte kërkuar të inkuadrohej në fund të ndeshjes, por ai refuzoi ta bënte këtë. Ai më pas u pezullua nga skuadra për disa ditë, duke humbur ndeshjen e javës së fundit ndaj Chelseat.

Ai ende duket i destinuar të largohet nga Unitedi në të ardhmen e afërt, por edhe pse dëshiron të luajë në Ligën e Kampionëve, ai mund të duhet të pranojë një transferim në MLS. 

Sipas The Sun, Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të ishin shumë të interesuara për transferimin e CR7 në kampionatin e tyre elitar, pasi do të ishte një nxitje e madhe për ligën që një yll si ai të luante aty.

Kështu, janë tre skuadra shumë të interesuara për të blerë shërbimet e yllit portugez: Los Angeles FC, Inter Miami dhe LA Galaxy janë tri klubet që e duan Ronaldon në MLS.

Nga Anglia, raportohet se këto tre skuadra do të ishin kandidatët kryesorë për nënshkrimin e Ronaldos.

Megjithatë, nënshkrimi i tij nuk do të jetë i mundur deri në verë, pasi United nuk po mendon ta largojë atë në afatin e janarit. Kontrata e lojtarit portugez skadon në vitin 2023, kështu që ai do të mbërrinte si lojtar i lirë në MLS. 

(Kosova Sot Online )