Lojtarët e Portos e festuan në aeroplan kualifikimin pasi Atletico e humbi penalltinë

  • S.A /
  • 27 October 2022 - 09:57
Lojtarët e Portos e festuan në aeroplan kualifikimin pasi Atletico e humbi penalltinë

Futbollistët e Portos e kanë festuar në mënyrë të veçantë kualifikimin në të tetën e finales së Ligës së Kampionëve. Ata në fakt po udhëtonin me aeroplan pasi e mundën Club Bruggen 4:0 në fazën e grupeve. Por, atyre iu nevojitej edhe që Atletico Madridi të lëshonte pikë në duel me Bayer Leverkusenin dhe kështu ndodhi. “Los Colchoneros” e kishin mundësinë të fitonin, por e humbën penalltinë në fund me Carrascon.

 E lojtarët e Portos ndërkohë ishin duke udhëtuar dhe lojën po e shikonin përmes telefonit. E kur Atleti e humbi penalltinë, festa e lojtarëve të Portos u bë e çmendur në aeroplan.Porto e preu një biletë për në të tetën e finales pasi i ka grumbulluara 9 pikë pas 5 ndeshjesh, 4 më shumë se Atletico Madridi, vetëm një ndeshje pa përfunduar faza e grupeve. E Lider i Grupit B mbetet Club Brugge.

(Kosova Sot Online )