Simeone thotë se nuk do të largohet nga Atletico pa e arritur këtë gjë

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 08:23
Simeone thotë se nuk do të largohet nga Atletico pa e arritur këtë gjë

Trajneri i Atl Madrid, Diego Simeone, ka thënë se nuk do të japë dorëheqjen.

Klubi që ai drejton, Atletico Madridi u eliminua të mërkurën nga faza e grupeve e Ligës së Kampionëve.

Megjithatë, Simeone thotë se nuk do të largohet nga klubi pa e fituar Ligën e Kampionëve.

“Një moment i vështirë, por nuk do të jap dorëheqjen. Jam kokëfortë dhe për sa kohë të jem në klub do të insistoj që të marrim trofeun në Ligën e Kampionëve, gjë që na duhet”, tha Simeone.

Trajneri argjentinas ka kontratë me Atleticon deri në qershor të vitit 2024. Ai ka qenë trajner i klubit madrilen që nga viti 2011 dhe me Atleticon fitoi dy tituj të La Ligës, Kupën e Mbretit, Superkupën e Spanjës, dy Liga të Evropës dhe dy Superkupa Evropiane.

Simeone humbi finalen e Ligës së Kampionëve ndaj Realit në 2014 dhe 2016. 

(Kosova Sot Online )