Real Madridi i ‘gëzohet’ eliminimit të klubeve spanjolle nga Liga e Kampionëve, mbush me miliona euro arkat e klubit

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 09:29
Real Madridi i ‘gëzohet’ eliminimit të klubeve spanjolle nga Liga e Kampionëve, mbush me miliona euro arkat e klubit

Real Madridi i ‘gëzohet’ eliminimit të klubeve spanjolle nga Liga e Kampionëve, mbush me miliona euro arkat e klubit

Lajmet e mira vazhdojnë të rrjedhin për Real Madridin dhe Florentino Perez pa dyshim do të ketë një buzëqeshje të rrallë kur zbulon se dështimi i rivalëve të Barcelonës përfaqëson fitim shtesë për klubin e tij.

Los Blancos janë skuadra e vetme spanjolle e mbetur në garën elitare evripiane për klube. Kjo do të thotë se ata nuk do të duhet të ndajnë pjesën e tregut për paratë e televizionit spanjoll që marrin nga UEFA.

Sevilla u eliminua në grupin e saj me Borussia Dortmundin dhe Manchester Cityn, duke rënë në Ligën e Evropës.

Rivalët lokal, Atletico Madrid nuk arritën të mposhtin Bayer Leverkusen të mërkurën dhe kështu vulosën eliminimin e tyre nga Liga e Kampionëve, ndërsa kalimin në Ligën e Evropës duhet ta kërkojnë në ndeshjen e fundit të grupit.

Ndërkohë Barcelona u eliminua me vetëm një fitore nga pesë ndeshjet e saj të Ligës së Kampionëve deri më tani, që do të thotë se ata kalojnë në Ligën e Evropës.

Sipas gazetës Marca, rezultati është se Real Madrid do të fitojë të paktën 8.6 milionë euro shtesë tashmë.

Kjo shifër mund të rritet deri në 11.7 milionë euro nëse Real Madridi kalon në finale – të cilën pak mund ta parashikojnë, por shumë nuk do të vënë bast kundër.

(Kosova Sot Online )