Trajneri i Slavia Pragës pret që Ballkani ta ndihmojë duke e ndalur Clujin

  • S.A /
  • 28 October 2022 - 12:23
Trajneri i Slavia Pragës pret që Ballkani ta ndihmojë duke e ndalur Clujin

Ballkani edhe matematikisht i ka humbur gjasat për kualifikim nga faza e grupeve në Ligën e Konferencës. Suharekasit u mposhtën sonte në “Fadil Vokrri” nga Slavia Praga me rezultat minimal 0:1. Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 75-të, e që në fund doli të ishte edhe goli i eliminimit. Kësisoj, Slavia Praga tani ka shtatë pikë, aq sa ka edhe Cluj në vendin e dytë. Për t’u kualifikuar tutje Slavia Praga, Cluj duhet të barazojë ose humb nga Ballkani, ndërsa ekipi çek të fitojë ndaj Sivassporit tashmë të kualifikuar.

E trajneri i Slavia Pragës, Trpisosvky tha se e pret ndihmën e Ballkanit, por e paralajmëroi kampionin e Kosovës. “Duhet të presim këtë ndihmë nga Ballkani, por Cluj është shumë i fortë në shtëpi”, u shpreh trajneri i Slavias, Trpisovsky. Ballkani është në vendin e fundit në grup dhe nuk ka gjasa për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online )