Evropiani U23: Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale

  • E.K /
  • 28 October 2022 - 13:30
Evropiani U23: Laura Fazliu kualifikohet në gjysmëfinale

Laura Fazliu po vazhdon me paraqitje të mira në Kampionatin Evropian U23 që po mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Xhudistja kosovare e mundi në çerekfinale italianen Flavia Favorini.

Në gjysmëfinale, Fazliu do të përballet me xhudisten nga Hungaria, Brigitta Varga.

Në garë është edhe Erza Muminoviq, e cila është kualifikuar në çerekfinale.

(Kosova Sot Online)