Pogba s’kthehet edhe 10 ditë, e rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 16:16
Pogba s’kthehet edhe 10 ditë, e rrezikon pjesëmarrjen në Kupën e Botës

Paul Pogba nuk ka arritur ende të rikthehet nga lëndimi dhe as ta nisë si duhet eksperiencën e dytë tek Juventusi. Futbollisti francez duhet të qëndrojë edhe 10 ditë të tjera jashtë fushës së blertë, ndërsa në muajt e fundit është duke u marrë me rehabilitim. Ditë më parë ai e postoi një video duke ushtruar në pishinë, por ish-futbollisti i Manchester Unitedit nuk është ende gati për rikthimin e madh.

Sipas mediumit francez “L’Equipe”, prezenca e Pogbas në Kupën e Botës, e cila do të nisë më 20 nëntor, është vënë në dyshim të madh, ose të mirë të themi, çdo ditë e më shumë po i zbehen gjasat që të jetë pjesë e Francës në “Katar 2022”. Selektori Didier Deschamps shumë shpejt do ta publikojë listën e të ftuarve për Botëror dhe ai mund ta lë jashtë kampionin e botës me Francën. Pogba s’ka luajtur qe 6 muaj dhe s’do të mundë ta përballonte intensitetin e lartë të Botërorit. 

(Kosova Sot Online )