Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

  • S.A /
  • 31 October 2022 - 16:26
Gjithçka gati për turneun ndërkombëtar të boksit “Adem Jashari”

Federata e Boksit të Kosovës i ka bërë të gjitha përgatitjet për turneun ndërkombëtar të boksit, “Adem Jashari”.

Ky turne do të mbahet për herë të 24-t me radhë dhe është bërë pjesë e kalendarit zyrtar të EUBC dhe IBA.

Ky turne zhvillohet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës.Turneu përkujtimor do të mbahet më 5 e 6 nëntor në palestrën e sporteve 1 Tetori në Prishtinë.

Gjysmëfinalet do të luhen në ditën e parë nga ora 16:00, kurse finalja në ditën e dytë, nga ora 12:00. 

(Kosova Sot Online )