Inzaghi i beson Asllanit për ndeshjen me Bayernin: Po rritet, mund të jetë loja e duhur për të

  • S.A /
  • 01 November 2022 - 09:27
Inzaghi i beson Asllanit për ndeshjen me Bayernin: Po rritet, mund të jetë loja e duhur për të

Simone Inzaghi ka besim të plotë në Kristjan Asllanin. Trajneri i Interit pritet t’ia japë rastin përsëri sonte futbollistit shqiptar, në ndeshje me Bayern Munichun, e fundit e fazës së grupeve të Ligës së Kampionëve.

Vuçiq habit me vendimin e fundit, shkak ngjarjet me Kosovën. Madje, trajneri italian insiston se ndeshje si kjo, mund t’i shërbejnë mesfushorit të ri që të bëjë përvojë edhe pse Interi tashmë e ka siguruar kualifikimin në të tetën e finales dhe sonte luan sa për prestigj me gjigantin bavarez.

“Përkundër atij rasti që tashmë e kemi lënë prapa shpinës (humbja e rastit ndaj Barcelonës), Asllani po rritet shumë dhe po më vë në vështirësi. Si ‘playmaker’ po bën sikur Calhanoglu. Do ta vlerësojmë nëse si lojtar gjysmë-krahu apo si ‘regjisor’ i lojës, mund të jetë loja e duhur dhe e përshtatshme për Asllanin”, deklaroi trajneri Inzaghi.

Asllani mund ta zhvillojë sonte lojën e parë që prej atij rasti të humbur ndaj Barcelonës në “Camp Nou”.

Futbollisti shqiptar po luan në vend të të lënduarit Marcelo Brozovic.

(Kosova Sot Online )