Natë vendimtare në Grupin D të Ligës së Kampionëve

  • S.A /
  • 01 November 2022 - 09:30
Natë vendimtare në Grupin D të Ligës së Kampionëve

Sonte do të zhvillohen ndeshjen e xhiros së fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve. Grupet A, B e C tashmë i kanë zbuluar skuadrat që do të luajnë në të tetën e finales së kësaj gare. Ndërkaq, sonte fokusi i të gjithëve do të jetë i përqendruar tek Grupi D, i cili është më interesanti për momentin në këtë fazë. Katër skuadra kanë ende mundësi të kualifikohen, derisa ato i ndajnë veç dy pikë pas pesë ndeshjesh të zhvilluara. Tottenhami është i pari me 8 pikë, i përcjellë nga Sporting Lisbona e Eintracht Frankfurti me nga 7, kurse Marseille e mbyll tabelën me 6 pikë.

Sonte, marsejezët s’kanë alternativë tjetër veç fitores, nëse duan të plasohen në mesin e 16 më të mirëve. Kurse, “Spurs” do të mjaftoheshin me një barazim në Francë për ta prerë një biletë për në fazën tjetër.

E në duelin tjetër, Sporting Lisbona do të mundohet ta shfrytëzojë përparësinë e terrenit për ta regjistruar një fitore të madhe dhe një kualifikim të rëndësishëm njëkohësisht. Nga ana tjetër, Eintrachti nuk do të shkojë në Portugali me flamur të bardhë pasi do ta kërkojë po ashtu një rezultat të favorshëm që çon tutje. Këto ndeshje do të fillojë në orën 21:00. E sonte do të zbresin në fushën e blertë edhe klubet e mëdha si Liverpooli, Bayerni, Barcelona e Interi, por që do të luajnë sa për prestigj pasi tashmë dihet fati i secilit prej tyre në këtë kompeticion prestigjioz. 

(Kosova Sot Online )