Julen Lopetegui është trajner i ri i Wolves

  • S.A /
  • 05 November 2022 - 10:53
Julen Lopetegui është trajner i ri i Wolves

Julen Lopetegui ka mbetur vetëm një muaj pa punë pas largimit nga Sevilla. Trajneri spanjoll karrierën do ta vazhdoj në elitën e futbollit anglez ku ka marrë drejtimin e skuadrës Wolverhampton Wanderers. 56-vjeçari është trajner i ri i klubit anglez që këtë edicion e shohin vetën të parafundit në tabelën e Ligës Premier me vetëm 10 pikë pas 13 xhirove të luajtura. Tekniku spanjoll megjithatë do ta marrë drejtimin e skuadrës vetëm me 14 nëntor, pasi kampionati të shkoj në pushim për shkak të Kupës së Botës.

“Jemi të lumtur të njoftojmë se Julen Lopetegui do të marrë detyrën si trajneri ynë i ri të hënën më 14 nëntor”, ka shkruar faqja zyrtare e Wolves. Kjo do të thotë se trajneri i përkohshëm Steve Davis do të kujdeset edhe për ekipin në tre ndeshjet e mbetura kundër Brighton, Leeds dhe Arsenal para pushimit të Kupës së Botës.Lopetegui ka një karrierë të gjatë si trajner pasi ai ka udhëhequr ekipet si Porto, Real Madrid e Sevilla, derisa ka qenë edhe trajner i Kombëtares A të Spanjës.

(Kosova Sot Online )