Humbje tronditëse e Juventusit që po shkakton "tërmet"!

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 09:00
Humbje tronditëse e Juventusit që po shkakton

Ekipi i Interit është larguar pa asnjë pikë nga  Stadium  Allianz të dielën mbrëma, pas përballjes  me Juventusin në derbin italian.Neroazzurët ishin favoritë në letër, por ata u befasuan nga Juventusi që luajti me mungesa të mëdha dhe fitoi me rezultat të pastër 2-0.Adrien Rabiot dhe Nicolo Fagioli ishin autorët e golave që i dhanë tre pikë të mëdha Zonjës së Vjetër.

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi ka thënë duhet të përmirësohen në ndeshjet e mëdha dhe se dominuan me raste Zonjën e Vjetër. “Ndeshjet më të komplikuara i kemi bërë në udhëtim, qartësisht duhet të përmirësohemi në ndeshjet e mëdha dhe në golat e pësuar. Juventusi ka bërë tre gjuajtje në portë dhe shënoi dy gola e goditi një shtyllë. Ne kemi gjuajtur nëntë herë, me raste më të pastra dhe nuk shënuam. Kjo është një humbje që na ngadalëson, që të dhemb dhe me atë që u pa në fushë, ishte e pamerituar. Ndjehet keqardhje që mbyllëm pjesën e parë me rezultatin 0-0. Ne pësuam gol pasi goditëm traversën. Te goli mund të bënim më mirë, mund të bëhej faull për shembull, ishte pastaj rasti i Lautaros, ndërsa te goli i dytë e pësuam pas një kundërsulmi që nisi nga një mbyllje e Bremer ndaj Brozovic i cili mund të shkonte në portë me një mundësi të mirë”, deklaroi Inzaghi. Tekniku italian vazhdon të besoj te titulli kampion edhe pse e pranon që humbja në Allianz Stadium i ndalë paksa ata.Interi tani mbetet në vendin e shtatë në tabelë me 24 pikë të tubuara, 11 më pak se lideri Napoli.

(Kosova Sot Online )