Shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve përcakton qiftet për raundin e 1/16 të Champions League

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 10:08
Shorti i së tetës së finales së Ligës së Kampionëve përcakton qiftet për raundin e 1/16 të Champions League

Në Nyon të Zvicrës, sot në orën 12:00  hidhet shorteu për raundin e 1/16 të Champions League. Kjo është  fazë e  kompeticionit ku nuk ka ekipe të dobëta në letër,  por duhet treguar kujdes pasi janë sfida me përballje direkte.  Shorti i fazës së 1/16 të Champions League do të ketë në përballje ekipet e cila dolën të parat në grup me ato që u pozicionuan të dytat. Do të jenë dy vazo, një me ekipet e vëndeve të para të grupeve dhe një me ato të vendeve të dyta. Kriteret janë të atilla që nuk do të lejohen të ndeshen dy ekipe nga i njëjti shtet apo nga i njëjti grup.

Ndeshjet e para të 1/16 do të zhvillohen më 14-15 shkurt dhe 21-22 shkurt, ndërsa ato të kthimit më 7-8 dhe 14-15 mars. Vazo e 1 me fituesët e grupeve: Bayern Munich, Benfica, Chelsea, Manchester City, Napoli, Porto, Real madrid, Tottenham.Vazo e 2 me ekipet e vëndeve të dyta të grupeve: Milan, Dortmund, Clube Bruge, Frankfurt, Inter, Leipzig, Liverpool, PSG. 

(Kosova Sot Online )