Përballja e madhe e liderëve të futbollit në Ligën e Evropës: Barça – Man Utd

  • 07 November 2022 - 13:44
Përballja e madhe e  liderëve të futbollit  në Ligën  e  Evropës: Barça – Man Utd

 Në Nyon të Zvicrës  është hedhur shorti edhe për Ligën e Evropës. Sipas shortit, dueli kryesor i fazës së “play-offit” do të jetë ai ndërmjet Barcelonës dhe Manchester Unitedit.

Gjiganti katalunas nuk arriti ta kalojë fazën e grupeve të Championsit dhe zbriti në Europa League, ku menjëherë do ta ketë një kundërshtar të vështirë. 

Kështu, Cristiano Ronaldo, nëse qëndron në “Old Trafford”, në shkurt të vitit ttjetër mund të përballet me rivalin më të madh të karrierës së tij – Barça.

Ndërkohë, Juventusi do të ketë punë me Nantes, ndërsa Roma do të luajë me Salzburgun.

Më poshtë mund t’i shihni çiftet pas shortit të hedhur sot. 

Image

(Kosova Sot Online )