
Lexoni edhe:
Modeli gjermano-francez për marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë i rrezikshëm për paqen dhe stabilitetin afatgjatë
Shkruan: ANALISTI - Hajrullah Tërnava
Duke e ditur rëndësinë e situatës, çfarë do veprimtari që të ndërmerret për ta menagjuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duhet të ndërmerret në bashkëpunim dhe në harmoni me miqtë tanë ndërkombëtar që të mos vjen deri te eskalimi i situatës, sepse një vendim i suspendimit të drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq, është edhe një ngarkesë tjetër plus për sfidën në fushën e sigurisë, në periudhën e zbatimit të vendimit për tabelat ilegale nga ana e Qeverisë së Kosovës.
-Situata politike e tanishme mes Serbisë dhe Kosovës është mjaft e tensionuar, dhe gjithsesi se mund të eskalon edhe në konflikte të ndryshme, si ato të bllokimit të rrugëve apo veprime tjera sikur që dinë shpesh ti ndërmarrin ata, serbët lokal të dirigjuar nga Beogradi dhe të kontrolluar e komanduar nga Lista Srpska. Prandaj në kohën në të cilën po e jetojmë duhet të jemi të vëmendshëm dhe në harmoni edhe me miqtë ndërkombëtar që po na ndërmjetësojnë me Serbinë, dhe vendimet e marra duhet të jenë gjithsesi në harmoni me ligjet e Kosovës.
Duke e ditur rëndësinë e situatës, çfarë do veprimtari që të ndërmerret për ta menagjuar situatën e tensionuar në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, duhet të ndërmerret në bashkëpunim dhe në harmoni me miqtë tanë ndërkombëtar që të mos vjen deri te eskalimi i situatës, sepse një vendim i suspendimit të drejtorit rajonal të policisë në veri, Nenad Gjuriq, është edhe një ngarkesë tjetër plus për sfidën në fushën e sigurisë, në periudhën e zbatimit të vendimit për tabelat ilegale nga ana e Qeverisë së Kosovës.
Ky vendim për suspendimin e Gjuriqit, do të jetë një fillimi i ballafaqimit më të ashpër të institucioneve të shtetit me strukturat kriminale në veri, të cilat megjithatë kanë vepruar në mënyrë legale duke qenë të infiltruara në policinë e Kosovës dhe shërbyer si urë lidhëse për funksionimin e pa penguar të grupeve kriminale. Së fundi në media është raportuar se pas zhvillimeve të fundit në veri, kanë filluar të shfaqen persona të panjohur me prejardhje nga Rusia e Republika Serbe, të cilët kanë vënë në lëvizje për të hetuar edhe agjencitë e sigurisë të Republikës së Kosovës.
Këto organe kanë konfirmuar se persona të tillë që janë shfaqur ditët e fundit, ka në gjithë zonën Veriore të Kosovës. Qëllimi i tyre sipas këtyre burimeve agjencive të sigurisë, është shkaktimi i incidenteve në Veri të Kosovës veçanërisht në këtë kohë, kur po përflitet me të madhe nga ana e partnerëve ndërkombëtarë, mundësia e arritjes së një marrëveshje finale në mes të Kosovës dhe Serbisë. Numri i këtyre personave që kanë për qëllim të nxisin destabilitet në Republikën e Kosovës shkon rreth 300.
Pos atyre me prejardhje nga Rusia një numër goxha i madh i këtyre personave disa prej të cilëve edhe janë fotografuar dhe identifikuar nga agjencitë e sigurisë së Republikës së Kosovës, vijnë edhe nga Republika Serbe. Tani politikat serbo ruse dihet që e kanë qëllimin që të destabilizohet rajoni i Ballkanit, prandaj çfarëdo që të ndërmerret në veri të Kosovës, duhet të ndërmerret në kompetenca ligjore dhe në harmoni edhe me faktorin ndërkombëtar sikur që është KFOR-i, të cilët e garantojnë sovranitetin e territorit të Kosovës, gjë që këtë e dinë mirë edhe Rusia dhe të tjerat shtete jo mike të Kosovës.
Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".