Këta janë dy gjigantët gjermanë synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit talentin Iling Junior

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 14:24
Këta janë dy gjigantët gjermanë synojnë t’ia rrëmbejnë Juventusit talentin Iling Junior

Futbollisti i ri, por me shumë perspektivë Samuel Iling Junior është një nga talentet e mëdhenj të Juventusit që ka filluar të  admirohet dhe piketohet shumë nga trajneri Massimiliano Allegri. Sulmuesi anglez është bashkuar me Zonjën e Vjetër në verën e vitit 2020 nga akademia e Chelseat, por pa e pasur  mundësinë që të ketë hapësirë të mëdha në ekipin e parë. Gjithsesi këmbëshpejti anglez ka treguar cilësitë e tij, ku ka asistuar në dy gola në tre ndeshje të zhvilluara, një në Serie A dhe një tjetër në Ligën e Kampionëve.

19-vjeçari ka edhe katër gola e një asistim në shtatë ndeshje me Juventus U23, duke treguar formë shumë të mirë. Por gjiganti italian mund të mbetet pa anësorin anglez, kontrata e të cilit skadon në verën e vitit 2023. Dy gjigantët gjermanë, Bayern Munich dhe Borussia Dortmund janë vënë pas yllit të ri anglez dhe duan transferimin e tij me parametra zero në verë. Mediat gjermane kanë raportuar se drejtuesit e dy skuadrave nga Bundesliga kanë pasur kontaktet e para tanimë me agjentin e lojtarit. Gjithsesi Samuel Iling Junior fillimisht do ta shqyrtojë ofertën e Juventusit pasi Zonja e Vjetër ka përparësi te ai. 

( Kosova Sot Online )