Këto janë 5 klubet që synojnë transferimin e sensacionit gjerman, Youssoufa Moukoko

  • S.A /
  • 07 November 2022 - 15:55
Këto  janë 5 klubet që synojnë transferimin e sensacionit gjerman, Youssoufa Moukoko

Youssoufa Moukoko është duke shkëlqyer këtë edicion me Borussia Dortmundin. Talenti i madh gjerman ka marrë më shumë hapësira nga trajneri Edin Terzic dhe po i shfrytëzon ato me gola dhe asistime. 17-vjeçari në 20 ndeshjet zyrtare këtë edicion ka gjetur rrjetën gjashtë herë dhe ka asistuar në gjashtë gola për bashkëlojtarët e tij në 1008 minuta të zhvilluara.

E përditshmja katalunase Sport ka raportuar se Moukoko është prioritet i Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Sulmuesi gjerman është futur në vitin e fundit të kontratës me Dortmundin dhe në verën e vitit 2023 do të jetë i lirë. Kjo është arsyeja kryesore që katalunasit po këmbëngulin t’i sigurojnë shërbimet e Moukokos qysh në janar, në mënyrë që lojtari t’iu bashkohet në verë si transferim i lirë.Megjithatë katalunasit nuk do ta kenë aspak të lehtë nënshkrimin me yllin gjerman, pasi konkurrenca për transferimin e tij është shumë e madhe. Bayern Munich, Manchester United, Chelsea, Real Madrid e Paris Saint Germain janë top klubet tjera që duan transferimin e sensacionit gjerman.

(Kosova Sot Online )