Kosova përballet sot me Ukrainën, hyrja falas për shikuesit

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 10:32
Kosova përballet sot  me Ukrainën, hyrja falas për shikuesit

Ndeshje interesante sot luhet në fustall,  mes përfaqësues së  Kosovës dhe Ukraines. Ekipi kosovar  tash e tri ditë po përgatitet për ndeshjen e tretë në kuadër të fazës “Main Round” për kualifikimet e Botërorit 2024 kundër Ukrainës.

Ndeshja zhvillohet sot në orën 17:00, në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, teksa hyrja për tifozët është falas, raporton "Kosova Sot Online".

Pas dy seancave stërvitore në palestrën e Obiliqit, “Dardanët” e futsallit, të hënën kanë vazhduar me punën në palestrën ku edhe do të zhvillohet ndeshja.

Atmosfera në ekipin përfaqësues para kësaj përballjeje është mjaft pozitive dhe të gjithë shpresojnë se me mbështetjen e tifozëve do të arrijnë ta shijojnë fitoren e pare, e cila do t’i mbante gjallë shpresat për kualifikim tutje.

(Kosova Sot Online )