Tradhtia ndaj shtetit me marrëveshjen për asociacionin ka emër, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministri Mustafa dhe grupi negociator në krye me Tahirin

Tradhtia ndaj shtetit me marrëveshjen për asociacionin ka emër, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministri Mustafa dhe grupi negociator në krye me Tahirin
Tradhtia ndaj shtetit me marrëveshjen për asociacionin ka emër, ish-presidenti Thaçi, ish-kryeministri Mustafa dhe grupi negociator në krye me Tahirin

Dr. Hysni Aliu

  • 09 November 2022 - 07:44

Shkruan:Dr. Hysni Aliu

Këta njerëz së bashku me Editen, shiteshin sikur nuk po din se çka kanë nënshkruar dhe duke shmangur çdo mundësi që ata me vetëdije e kanë shkelë Kushtetutën e vendit. Gjërat u dërguan në Gjykatën Kushtetuese ku u vërtetua shkelje e rëndë në 23 nene e paragrafë. Tani këtë tradhti që e bën tërë grupi negociator ja kanë lënë në dorë z. Kurtit, e madje duke e akuzuar që nuk po e dëgjon BE- në e SHBA-të për ta formuar asociacionin sepse është obligim kushtetues, apo nuk po e shtyn deri në pafundësi zbatimin e marrëveshjeve për targat.

-Në shkrimin e fundit, unë dëshirova ta kthej opinionin në atë që ka ndodhur gjatë negociatave në mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel, ku udhëheqësit tanë shkonin me duar në gjepa, ndërsa ata serb udhëhiqeshin e udhëzoheshin nga akademia e shkencave e Serbisë. E mbaj mend si sot, kur u bë marrëveshja e fundit me Serbinë për asociacionin dhe kur negociatori i atëhershëm Ivica Daçiq doli nga aj takim pas nënshkrimit të marrëveshjes dhe tha, po e citoj: ” ja kemi ba Prishtinës 10: 0.” Pastaj kur presidenti i atëhershëm z Hashim Thaçi e Kryeministri i atëhershëm zoti Isa Mustafa u kthyen në Kosovë dhe bënin “ be e rrfe” që me asnjë germë nuk është shkelë kushtetuta e Kosovës me këtë marrëveshje e as fryma e saj. Këta njerëz së bashku me Editen, shiteshin sikur nuk po din se çka kanë nënshkruar dhe duke shmangur çdo mundësi që ata me vetëdije e kanë shkelë Kushtetutën e vendit.

Gjërat u dërguan në Gjykatën Kushtetuese ku u vërtetua shkelje e rëndë në 23 nene e paragraf. Tani këtë tradhti që e bën tërë grupi negociator ja kanë lënë në dorë z. Kurtit, e madje duke e akuzuar që nuk po e dëgjon BE- në e SHBA-të për ta formuar asociacionin sepse është obligim kushtetues, apo nuk po e shtyn deri në pafundësi zbatimin e marrëveshjeve për targat. Në shkrimin e fundit e kam shkruar versionin tim se përse ka ndodhur ashtu e të njëjtin version e kam shkruar menjëherë pas asaj marrëveshje të kobshme.

Tani gjersa nuk mundemi ti kthejmë mbrapa e as atë që është bërë ta zhbëjmë, duhet të jemi mirënjohës që dikush është kujdesur që në fund të asaj marrëveshje që ju jep serbëve një shtet brenda shteti, e ka futur një fjali, që kjo duhet të jetë në përputhje me kushtetutën. Por përse po shkruaj për këtë temë? Nuk e kam qëllimin as të nxis urrejtje në mes neve shqiptarëve e as me të tjerët, e as ti shpalli, tradhtar dikë nga ata që nënshkruan këtë marrëveshje, sepse nuk do i ndihmonte vendit tonë, por unë po dua që së pari të ju them atyre që nënshkruan që më e vogla punë që duhet të bëni është të qëndroni të heshtur, kokë ulur dhe mos ta sulmoni qeverinë që po mundohet ti korrigjoj tradhtitë që i keni bërë vendit tuaj.

Çështja e dytë që po dua të arrij me këto shkrime është në raport me bashkësinë ndërkombëtare e posaçërisht me BE-në, me ndërmjetësuesit e tyre. Jam shumë i sigurt që edhe BE, edhe SHBA, edhe Kosova edhe Serbia e kanë ditë që ajo marrëveshje që është nënshkruar ka qenë në brendinë e vetë tërësisht kundërthënëse dhe për këtë BE duhet të jap përgjigjen se përse një dokument i dalë nga zyra e tyre është aq i pavlerë e kundërthënës. Nuk mundet një produkt me qenë edhe banane edhe drogë në të njëjtën kohë. Çështja tjetër që po dua të kuptoj është cila ka qenë përgjegjësia e ekipit tonë negociues, në nënshkrimin e këtij dokumenti që paraprakisht është ditë që nuk është në përputhje me kushtetutën e Kosovës. A ju ka nënshtrua ndonjë kontrolle ose vlerësimi të ekspertëve tanë ky dokument para se me u nënshkrua, nëse po kush kanë qenë ata ekspert, cilat kanë qenë vërejtjet e tyre, a ka pasur vërejtje apo jo, dhe a janë marr parasysh ato vërejtje nga Thaçi, Isa e Edita, çfarë premtimesh kanë marr këta tre përfaqësues të vendit në atë kohë nga BE- ja, në mënyrë që të nënshkruajnë këtë dokument antikushtetues, apo a kanë marr premtime të tilla , cili ka qenë qëllimi që u dashtë të arrihet me këtë dokument kundër kushtetues, përse Isa Mustafa ka kërkuar dokument konfirmues nga Katherin Ashton që në Kosove nuk do të ketë nivel të tretë kompetencash për këtë asociacion, përse pati nevojë të kërkohet ky dokument nëse Isa dhe Thaçi kanë qenë të sigurt që ky dokument nuk është nivel i tretë i kompetencave për asociacionin e komunave më shumicë serbe. Për të qenë i sinqertë edhe me Isa Mustafen edhe me z Hashim Thaçin i cili fatkeqësisht gjendet në Hagë, kur ju bëj një analizë të thellë dhe logjike të gjitha këtyre që i shkrova dhe çdo gjëje që ka ndodhë atë botë, unë nuk besoj që Thaçi apo z. Mustafa kanë pasur qëllimin tradhtinë kombëtare, por e kundërta e saj, por dikush i ka tradhtuar në këtë situatë dhe i ka hedhur në grackë nga e cila është vështirë që të dilet. Në të njëjtën mënyrë në grackë të bashkësisë ndërkombëtare ra Thaçi duke ju bashkuar politikës Trump për ta ndarë Kosovën, gjë e cila e dërgoj fatkeqësisht në Hagë. Si rrjedhojë e të gjitha këtyre gjërave dhe kërkesave dyfytyrëshe të BE- së e Borrelit për formimin e asociacionit, menjëherë pas kërcënimeve të Vuçiqit, unë e thërras parlamentin e Kosovës ashtu siç e kam ftuar edhe më herët që të formoj një komision hetimor për këtë çështje, komision që do i trajtonte gjërat me dyer të mbyllura në konfidencë të plotë në mënyrë që të ftohen për të dëshmuar secili që ka qenë atë kohë pjesë e grupit negociator nga z. Thaçi e deri tek pjesëmarrësi i fundit. Këtu do të zbulohej edhe ajo se kush e preu në besë Thaçin dhe si përfundoi në burgun e Hagës. Kjo do të ja mbyllte gojën edhe BE-së në lidhje me asociacionin, sepse do zbulonte gjërat për të cilat janë fajtor edhe ata vetë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".