Goditja me kokë e Raphinha identike si e Van Persie, goli i fitores vendimtare

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 10:46
Goditja me kokë e Raphinha identike si e Van Persie, goli i fitores vendimtare

Barcelona në ditën e djeshme fitoi ndeshjen në shtëpinë e Osasunës me rezultatin 1-2, ku Raphina shënoi golin e fitores në minutën e 84-të.

Edhe pse goli i fitores dha një gëzim të madh në kampin e katalanasve, ajo që tifozeria vuri re në moment ishte mënyra e golit të shënuar nga braziliani.

Një top i gjatë perfekt nga De Jong për Raphinha, dhe ky i fundit e finalizoi me një goditje me kokë fluturimthi. Fansat menjëherë e krahasuan këtë gol me atë të Van Persie i cili bëri një goditje me kokë që nuk ishte parë ndonjëherë ndaj Spanjës në Botërorin e vitit 2014.

(Kosova Sot Online )