Beteja e madhe për "grabitjen" e Vedat Muriqir, dy klube të La Ligas duan ta transferojnë futbollistin kosovar

  • S.A /
  • 09 November 2022 - 16:11
Beteja e madhe për

Futbollisti Kosovar Vedat Muriqi e ka nisur sezonin e ri në mënyrë fantastike, pradnaj edhe po kërkohet me të madhe nga ekipet lidere të futbollit. Sulmuesi kosovar po e bën namin në La Liga, ku i ka realizuar 7 gola deri tash, më saktësisht mbi 60 për qind të golave që i ka shënuar Mallorca, ndërsa e ka edhe një asistim, raporton "Kosova Sot Online ". E kjo ka bërë që klubet e njohura spanjolle të shfaqin interesim për “Piratin”, shkruan  “Kosova Sot Online” .

Sipas mediave spanjolle, janë dy klube të La Ligas që e duan në gjirin e tyre përfaqësuesin kosovar.“Diariodemallorca” raporton se prizrenasin e do Sevilla, e cila s’është e kënaqur me sulmuesit aktualë, Rafa Mir e En Nesyri. Prandaj, mediumi spanjoll shton se Muriqi do t’i përshtatej në mënyrë perfektë lojës së trajnerit Jorge Sampaoli. Ndërkohë, ish-futbollistin e Lazios po e pëlqen edhe Villarreali. Trajneri Quique Setien do të donte ta ketë në dispozicion 28 vjeçarin, për ta bërë një dyshe të frikshme bashkë me Gerard Morenon. Pra, Muriqi ka shpërthyer këtë vit me Mallorcan dhe nuk përjashtohet mundësia që atë ta shohim në një klub më të madh spanjoll në vitin 2023.

(Kosova Sot Online )