Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës kosovare të femrave në basketboll

  • S.A /
  • 10 November 2022 - 16:46
Ndeshje interesante në xhiron e pestë të Superligës kosovare  të femrave në basketboll

Xhiroja e pestë në Superligën Kosovare të Femrave do të vë përballë skuadrat që shihen favorite ndaj atyre jo shumë favorite, të paktën në letër.

Bashkimi pret fitoren e pestë këtë edicion, ku do të ndeshet me Vëllaznimin, që ka katër humbje në katër ndeshje, kurse prizrenaset kanë katër fitore.

Kampionia e Kosovës, Penza do të sfidohet nga Trepça. Vashat pejane kanë dy fitore e dy humbje, ndërsa ajo mitrovicase ka një fitore e tri humbje, transmeton "Kosova Sot Online ".

Ndeshja e fundit e kësaj xhiroje zhvillohet ndërmjet United Basketball dhe Prishtinës, ku skuadra gjilanase ka dy fitore e dy humbje, ndërsa prishtinaset kanë tri fitore e një humbje.

Superliga e Femrave – Java 5

E premte

17:30 Bashkimi – Vëllaznimi

E shtunë

15:00 Penza – Trepça

Reklama

E diel

14:15 United Basketball – Prishtina

(Kosova Sot Online )