Barcelona është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Alejandro Balden, zbulohen detajet e kontrates

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 10:10
Barcelona është afër marrëveshjes për një kontratë të re me Alejandro Balden, zbulohen detajet e kontrates

Ekipi i Barcelonës është afër marrëveshjes për të firmosur një kontratë të re me Alejandro Balden.

19-vjeçari ka qenë zbulimi i sezonit për Barcelonën deri më tani, duke fituar një vend në krahun e majtë të mbrojtjes, pavarësisht konkurrencës nga Marcos Alonso dhe Jordi Alba.

Në javët e fundit, ai është përdorur edhe si mbrojtës i djathtë përpara Hector Bellerinit.

Deri më tani, Balde është paraqitur 16 herë nën drejtimin e Xavit. Në 13 prej tyre kanë qenë titullar, teksa ka kontribuar me 3 asistime. Bisedimet për kontratën u bënë prioritet për Barcelonën dhe një marrëveshje me agjentin, Jorge Mendes, është pothuajse e përfunduar tani.

Kontrata e tij e re do të jetë e vlefshme deri në vitin 2027, teksa spanjolli do të mbajë fanellën me numrin 12. Kontrata aktuale e Baldes skadon më 30 qershor 2024.

Nuk është rastësi ky lajm vjen vetëm disa ditë pasi Gerard Pique u pensionua. Lehtësimi i financave të klubit pas largimit të Pique duhet t’i lejojë Barcelonës më shumë liri për të bërë marrëveshje të reja në muajt e ardhshëm. 

(Kosova Sot Online )