Gabriel Martinelli ka vendosur t’i përgjigjet të gjitha akuzave

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 10:45
Gabriel Martinelli ka vendosur t’i përgjigjet të gjitha akuzave

Sulmuesi i Arsenalit, Gabriel Martinelli ka vendosur të ju  përgjigjet akuzave pas thirrjes nga Brazili për Kupën e Botës “Katar 2022” dhe fjalëve të thëna se “askush nuk e di se kush është ai” në Brazil. Ish-ylli i Selecaos, Neto ka pohuar se përfshirja e 21-vjeçarit në planet e Tite për “Katar 2022” është “një shaka” dhe “një mungesë respekti për futbollin”, me fituesin e Copa Libertadores, Gabigol, i cili ka shënuar 29 gola këtë sezon –  ndër ato që janë anashkaluar,transmeton "Kosova Sot Online".

Megjithatë, Martinelli, i cili ka tërhequr vëmendjen në Angli, me skuadrën e Topçinjve që kryeson tabelën e Ligës Premier, është i etur të heshtë në fushë çdo dyshues dhe kritik të tij. “Mendoj se kjo është normale. Disa njerëz në Brazil nuk më njohin dhe është gjithashtu normale të thuhet se lojtarët e tjerë e meritonin të ishin aty. Por, unë jam shumë komod për këtë”, ka thënë fillimisht Martinelli për ESPN Brasil. “Mendoj se kjo është normale. Unë e di se çfarë jam duke bërë në klubin tim, e di aftësinë time dhe e di se çfarë mund të bëj”.  “Mund të jeni të sigurt se unë do të bëj më të mirën për ekipin brazilian, në çfarëdo që mund të ndihmoj skuadrën që do ta ndihmoj. Do të jetë një përvojë e madhe për mua”, përfundoi braziliani. Arsenali ka një numër të madh lojtarësh që shkojnë në Kupën e Botës “Katar 2022”, me Gabriel Jesus, një tjetër nga ata në radhët e Brazilit. Të tjerë janë emra si Granit Xhaka te Zvicra dhe lojtarë si Bukayo Saka, Aaron Ramsdale dhe Ben White janë ftuar nga Anglia. Ndryshe, Arsenali ka një ndeshje tjetër për të luajtur përpara se vëmendja të kthehet te Kupa e Botës, me skuadrën e Mikel Artetës që do të përballet me Ëolves në Molineux të shtunën në mbrëmje. 

(Kosova Sot Online )