Anguissa merr vendimin: nënshkruan kontratë të re me Napolin

  • S.A /
  • 11 November 2022 - 16:24
Anguissa merr vendimin: nënshkruan kontratë të re me Napolin

Skuadra e NAPOL-it dhe  futbollisti i njohur André Zambo Anguissa kanë nënshkruar kontratë të re me një mandat deri në qershor të vitit 2027, ka konfirmuar skuadra e Napolit, raporton "Kosova Sot Online". 

Ish mesfushori i Fulhanin është blinduar nga klubi pas paraqitjeve të mira që pati prej që erdhi në stadiumin “Diego Armando Maradona”, para një viti.

“SSC Napoli janë të lumtur të lajmërojnë që Frank Zambo Anguissa ka nënshkruar kontratë të re deri më 30 qershor 2027”, thuhet në komunikatën zyrtare të liderëve të Serie A.

Anguissa ju bashkua Napolit si i huazuar me opsion blerjen nga Fulham më 2020 dhe Napoli e bleu atë këtë verë duke paguar rreth 15 milionë euro për të.

26 vjeçari ka shënuar tre gola në 47 paraqitje me Napolin, duke bërë po ashtu edhe shtatë asiste. 

(Kosova Sot Online )