Arsenali po e synon transferimin e Youri Tielemansit dhe Danilos në afatin kalimtar të janarit

  • S.A /
  • 12 November 2022 - 10:52
Arsenali po e synon transferimin e Youri Tielemansit dhe Danilos në afatin kalimtar të janarit

Arsenali raportohet se është i gatshëm të përshpejtojë “misionin” për transferimin e Youri Tielemansit dhe Danilos në afatin kalimtar të janarit. Klubi londinez synon të përforcohet gjatë janarit, në mënyrë që të ketë edhe më shumë gjasa për ta regjistruar një sezon të suksesshëm, transmeton "Kosova Sot Online".

Arsenali nuk ka hequr dorë nga ende Tielemans, i cili edhe në afatin e verës ishte i lidhur me një kalim në “Emirates”.

Por, sipas “90min”, përveç belgut, skuadra e Mikel Artetas mund të përforcohet edhe me Danilon. Tielemans thuhet se e ka informuar Leicester Cityn se nuk dëshiron të rinovojë kontratën. Kësisoj, “Dhelprat” nëse nuk e shesin në janar, rrezikojnë që 25-vjeçari të largohet si lojtar i lirë pas përfundimit të sezonit, kur edhe i skadon kontrata. Reprezentuesi i Belgjikës ka shënuar 27 gola dhe ka dhënë 25 asistime në 174 ndeshje të regjistruara deri më tani me Leicesterin. Ndërkohë, Danilo i Palmeiras ka tërhequr interesimin e shumë klubeve evropiane.

(Kosova Sot Online )